
Vllaznia mund edhe Dinamon. madje në shtëpinë e saj në Tiranë. Kuqeblutë kanë zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, me një disiplinë të hekurt në zbatimin e detyrave të caktuara nga tekniku Edi Martini.
Shkodranët kanë shënuar dy gola, nga një në çdo pjesë loje. Goli i parë mban firmën e Balaj, i cili ka kthyer në gol një penallti të fituar nga Bismark.
Goli i dytë, në pjesën e dytë që nisi rreth 50 minuta me vonesë pas ikjes së dritave në stadium, mban firmën e Kallakut, i cili shfrytëzon një kundërsulm dhe me saktësinë milimetrike, e dërgon sferën në rrjetë. Pas festimit të golit, arbitri Jorgji i ka nxjerrë kartonin e kuq Edi Martinit, duke e dërguar para kohe në dhomat e zhjeshjes.
Me këtë fitore, Vllaznia është e dyta, vetëm dy pikë larg Egnatia kryesuese. Por ajo çfarë është e rëndësishme, Vllaznia po bën lojë dhe duket se futbollistët e dëmtuar, janë rikthyer,







