
Me Dinamon vetë për fitore. Është kjo fryma mbizotëruese tek Vllaznia, veçanërisht pas humbjes një javë më parë me Egnatin në stadiumin “Loro Boriçi” për Superligën.
Para gazetarëve, në konferencën e zakonshme për mediat, ka dalë trajneri Migen Memelli. Në përgjigje të pyetjeve dhe intreresit të gazetarëve, Memelli ka folur për përgatitjet e bëra, mungesat e mundshme për shkak dëmtimesh dhe kartonash.
Në këtë përballje, Vllaznia është “e dënuar” të fitojë për të mbajtur ritmin, duke pretenduar të rreshtohet në 4 ekipet e para të Supërligës, të cilat dikutojnë edhe titullin kampion.
Ndeshja me Dinamon mund të thuhet se luhet edhe për pankinën kueqblu. Një humbje e mundshme, pa më të voglin dyshim, do të sillte shkarkimin e Memellit, duke futur në krizë Vllazninë.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!