Skip to content
14 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – “Vllaznia do jetë në finale”, ndeshja me Dinamon për “Final 4”, Brdaric: Hyjmë në fushë për fitoren…

ShkodraWeb 3 May, 2025
thomas brdaric para dinamos final 4

Vllaznia luan këtë të diel atë që mund të konsiderohet si ndeshja e sezonit. Kuqeblutë do të përballen me Dinamon në gjysmëfinalen e pare të Final 4, me synimin kalimin në finale, ku do të gjejë fituesen e gjysmëfinales tjetër Egnatia- Partizani.

“Nesër do të jetë një sfidë e madhe. Duhet të punojmë shumë që të bëjmë hapin e radhës pasi kanë mbetur edhe dy të tillë. Nesër duhet të japim më të mirën tonë për të qenë në finalen për titullin kampion. Kemi punuar fort përgjatë këtyre ditëve. Objektivi ynë është të vazhdojmë këtë rrugëtim. E dimë mirë rëndësinë e ndeshjes dhe duhet të bëjmë çdo gjë për të arritur fitoren. Duhet të zbatojmë gjithçka që kemi aplikuar gjatë këtyre ditëve në stërvitje. Pavarësisht se kemi avantazhin e barazimit, ne duhet të hyjmë në fushën e lojës për fitore. Padyshim duhet të tregohemi të kujdesshëm në ruajtjen e një balance të mirë në mes reparteve të skuadrës.”, tha Brdaric.

Në këtë ndeshje, Vllaznia shkon e favorizuar si e renditur e dyta në Superligë. Për të kaluar më tej, i mjafton përveç fitores, edhe barazimi përballë Dinamos. Përtej kësaj, lajmi i mire është se Brdariç nuk do të ketë dhimbje koke për formacionin.

“Jemi të bindur që i kemi të gjithë lojtarët e gatshëm për këtë takim. Gjithsecili prej tyre ka punuar fort deri në këtë moment ndaj duhet të marrim maksimumin prej tyre. Tani ndihemi gati për lojë. E dimë mirë se çfarë ekipi do të kemi përballë.”, tha Brdaric.

Vllaznia në ndeshjen me Dinamon, ka edhe një tjetër avantazh. Dinamo luajti dy ditë më parë finale e kupës me Egnatian dhe fizikisht, nuk është në nivelin e kuqebluve. Ndërkohë, në aspektin psikologjik, ajo vjen si fituese e Kupës së Shqipërisë pas 22 viteve mungesë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – “I heqim njerëzve të zakonshëm lakun nga fyti”, Luçiano Boçi: 11 Maji nuk është thjeshtë rotacion politik
Artikull pasardhës: VIDEO – Makineri e specializuar për pastrimin e liqenit të Shkodrës nga bimësia ujore falë AdZM…

TË FUNDIT

Eric Wendt

Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan…

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
kole kola polic 2026

IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…!

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
full hd.03_06_25_11.Still043

VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…!

ShkodraWeb 13 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan… 13 April, 2026
  • IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…! 13 April, 2026
  • VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…! 13 April, 2026
  • 50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri 13 April, 2026
  • Motomjeti i paidentifikuar përplas 47- vjeçarin tek “Prek Cali” në Shkodër, dërgohet me urgjencë në spital 13 April, 2026
  • OPINION – Rrëzimi i Viktor Orban pas 16 viteve në Hungari dhe analogjitë deri tani të pamundura në Shqipëri 13 April, 2026
  • NGA NIKOLIN GURI – Milionat e Katedrales dhe heshtja mbi Kishën e Prekalit… 13 April, 2026
  • Kamionistët e Malit të Zi sërish protestë 3- ditore, bllokohet qarkullimi i mjeteve të rënda nga Shqipëria 13 April, 2026
  • Policia e Shkodrës procedon penalisht 6 tifozë të Teutës, dëmtuan stolat dhe i hodhën në fushën e “Loro Boriçi” 13 April, 2026
  • VIDEO – Zëvendëskryeministrja Koçiu inspekton punimet, rruga Zogaj- Shirokë drejt përfundimit… 13 April, 2026
  • NGA GJERGJ LEKA – Koha të kthejmë sytë edhe jashtë mureve të kryeqytetit, “Bilbilat…” spektakël magjik 13 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 prill 2026… 13 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

Eric Wendt

Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan…

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
kole kola polic 2026

IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…!

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
full hd.03_06_25_11.Still043

VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…!

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
pogradeci

50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.