Skip to content
14 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – Vllaznia bie në Elbasan dhe liron vendin e parë në krye të Superiores, kuqeblutë tjetër humbje pas Kupës

ShkodraWeb 27 April, 2026
edi martini elbasan 2026

Atëherë kur nuk duhej e kur nuk pritej, Vllaznia merr një humbje që mund ti kompromentojë të gjithë sezonin. Kuqeblutë janë mundur në Elbasan nga ekipi me të njëjtin emër dhe kanë lënë vendin e parë në krye të Superiores pikërisht vendasve.

Në javët e mbetura të kampionatit, nuk kanë shumë rëndësi rastet apo edhe loja në fragmente të 90 minutave por pikët. Fatkeqësisht, pas eliminimit nga Dinamo në Kupë, Vllaznia kompromenton disi edhe Supërligën.

Goli i parë për vendasit mban firmën e Tsague. Lajthia nga e majta harkon në qendër kur Diallo devijon sferën që shkon te Tsague. Sulmuesi, i vetëm në qendër të zonës dhe i mbajtur në lojë nga Gjini, shënon në portën e Pohls.

https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2026/04/elbasani-vllaznia-gol-tsague-2026.mp4

Goli i dytë mban firmën e një prodhimi të shkollës shkodrane të futbollit. Lila driblon këdo që i del para nga e djathta, harkon në qendër ku Lajthia me kokë shënon golin e dytë.

https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2026/04/elbasani-vllaznia-gol-lajthia-2026.mp4

Pjesa e dytë është më e mirë për Vllazninë, kërkon më shumë golin, godet dhe shtyllë shënon edhe gol por kaq. Festojnë disa kuqeblutë pas një aksioni ku Kallaku gjen Qaton në zonë dhe mesfushori mposht Totoshin me një gjuajtje të fortë.

https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2026/04/elbasani-vllaznia-gol-qato-2026.mp4

Nuk zgjat shumë entuziazmi i shkodranëve, vetëm 4 minuta, pasi Lajthia merr topin para zonës së kuqebluve, driblon këdo që i del përpara dhe me një gjuajtje të shkëlqyer mposht Pohls.

https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2026/04/elbasani-vllaznia-gol-lajthia2-2026.mp4

Kuqeblutë regjistrojnë një humbje mjaft të hidhur, ndërsa kanë mbetur edhe tre ndeshje me Tiranën, Bylis dhe Flamurtarin. Duke qenë tashmë në vendin e dytë, dy pikë larg Elbasanit kryesues.

Post navigation

Previous: NGA LUTFI DERVISHI – Drejtësi në akuarium: nga Nurenberg te gjyqet në Tiranë…
Next: EMRI – Arrestohet në Brazil 39- vjeçari, kërkohej prej 3 vitesh për trafikimin e 240 kile “mall” të fortë…

TË FUNDIT

hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026

TË FUNDIT

  • PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi…. 14 May, 2026
  • Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari 14 May, 2026
  • DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit 14 May, 2026
  • DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot… 14 May, 2026
  • PARADOKSI I SPAK – Akuza ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli për një shtrirje kablli për energjinë elektrike 14 May, 2026
  • Vakancat në KLP dhe KLGJ, dy pedagogë shkodranë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” paraqesin kandidaturat 14 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • Projekti i hyrjes së Shkodrës, qeveria merr vendim për shpronësime me vlerë 574 milion lekë… 13 May, 2026
  • Qeveria merr vendimin, 533 milion lekë pronarëve të kafshëve të eliminuara për shkak të murtajës së ruminantëve… 13 May, 2026
  • NGA LUAN RAMA – Në 90- vjetorin e lindjes, privilegji i njohjes me zotni Robert Prendushin… 13 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026
gota gjysmeplot gjysmebosh

DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot…

ShkodraWeb 14 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.