
Vllaznia ka mbyllur në Ballsh ecurinë e mirë pozitive të vitit 2026. Kuqeblutë, edhe pse duket e pabesueshme, kanë rënë në fushën e Ballshit, përballë Bylis i etur për pikë mbijetese.
Një ndeshje pa shumë histori, me një Vllazni të çoroditur në rastin më të mirë, pa dashur të aludohet edhe për tolerim ndaj një ekipi që kuqeblutë e mundën me ekipin e dytë për ndeshjen e Kupës së Shqipërisë.
Goli i parë shumë i rëndësishëm dhe i fitores për vendasit, ka ardhur në minutën e 48- të pas një goditje nga jashtë zone me autor Stoilov. Goli i dytë, me portën bosh të braktisur nga Pohls për të marrë pjesë në një goditje këndi, erdhi nga Sanogo 7 minuta pas minutës së 90.
Vetëm 30 sekonda më pas vjen goli i pavlerë i Tafilit. Pavarësisht humbjes, Vllaznia vijon në krye por me diferencë vetëm 2 pikë me Egnatian.




