Kur u krijua bindja e një Vllaznie të pathyeshme në ndeshjet në transfertë, sfida e sotme në Laç tregoi tjetër gjë. Kuqeblutë janë mundur me rezultatin e thellë 3-0 nga vendasit në një ndeshjeku ata nuk kanë treguar asgjë nga vlerat e tyre.
Ndeshja në fakt nisi me disa ndryshime në formacion teksa kanë luajtur për herë të parë si titullar këtë herë Ristevski dhe Bardulla. Në minutat e para ka një lojë të barabartë në mes dy ekipeve dhe mungojnë rastet në portat respektive. Në minutën e 38-të Nuabueze lihet I lirë të veprojë në fyrje të zonës duke mos u markuar nga askush dhe gjuajtja e fortë e tij përfundon në rrjetë.
Me këtë gol do të mbyllej pjesa e parë ndërkohë që në fillimin e së dytës, trajneri Jonuz mundohet të freskojë skuadrën duke aktivizuar Ualusimbin dhe Uenderson por nderkohe ne minuten e 52-te perseritet e njejta gje. Nigeriani I sulmit laçian serish nuk pengohet nga askush ne depertimin e tij drejt zones dhe po ashtu as gjuajtja dhe topi perfundon serish ne rrjete.
Nje avantazh qe padyshim I dha qetesine vendasve te cilet pa kaluar shume minuta shenojne dhe te tretin. Ne minute e 60-te Lushkja shenon edhe golin e trete pas një çorientimi total të mbrojtjes shkodrane. Në pjesën e mbetur të sezonit, nuk ka më histori dhe Vllaznia detyrohet të pranojë humbjen, e cila madje mund të kishte qenë më e thellë sepse Laçi ka patur edhe disa mundësi të tjera shënimi.
Një Vllazni e mefshtë, e turbullt, e lodhur…shkurt: Për tu harruar! Në ndeshjen me Laçin kuqeblutë e Mirsad Jonuz kanë qenë një hije e vetvetes, ndoshta me ndeshjen më të dobët nga ringjitja në Superligë. Sidomos në pjesën e dytë, ishte një Vllazni e çorientuar duke lehtësuar punën që laëjanët që arritën një fitore të pastër, të thellë dhe pa rrezikuar thuajse asgjë. Rastet e vendasve në pjesën e dytë, ishin të shumta dhe rezultati mund të kishte qenë më i thellë në disfavor të miqve. Në Laç ekipi shkodran heq dorë edhe nga “miti” i saj në transfertë, duke regjistruar edhe humbjen e parë. Është një 90- minutësh që duhet harruar dhe ajo që është më e rëndësishmja, duhet të të ringrihet sa më shpejt, duke hequr dorë nga siguria e tepruar, e cila mbase e ka kapluar.
Laçi- Vllaznia 3-0
Shënues: Nuabueze ’39, ’52, Lushkja ’60
Laçi: Stazhilla, Fangaj, Ignjatovic, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teko, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Armando Cungu
Vllaznia: Sherri, Gurishta, Ristevksi, Malota, Shehi (Wenderson ’55), Marku, Krymi, Ramadani (Emerson ’79), Bardulla (Walusimbi 51′), Shtubina, Lika. Trajner: Mirsad Jonuz
Gjyqtarë: Philip Faruggia, Paul Apap, Ivan Galea (Malte)