
Vllaznia arrin një fitore shumë të bukur, me përmbysje, ndaj një ekipi që në letër, ishte favorit, Vikingur i Islandës. Janë miqtë që befasojnë Vllazninë në minutën e 10- të me një gol brenda zonës me kokë nga Gunarson. Me këtë rezultat mbyllen 45 minutat e para, pavarësisht përpjekjeve të kuqebluve.
Pjesa e dytë nis me disa ndryshime nga trajneri Martini, të cilat mesa duket dhanë rezultat. Pas një krosimi nga këndi të Malas, Bajrami shënon thuajse në të njëjtin vend si goli i islandezve. Në një kundërsulm, vjen edhe goli i dytë. Malaj gjuan nga jashtë zone, topi devijohet dhe përfundon në rrjetën islandeze. Me këtë fitore, pas një jave, Vllaznia me të drejtë, pretendon kualifikimin, Të paktën nga ajo që u pa sonte në fushën e lojës.




