VIDEO/ “Vjeshte 2017”, ne Shkoder i sekuestrohen 3 mjete luksoze dhe 246 m2 prona nje personi (emri)

Drejtoria Vendore e Policise Shkoder njofton: “Me 26.09.2017 nga strukturat e D.V.P. Shkodër në bazë të procedimit penal nr. 194 të datës 12.02.2017 “Pastrim i produkteve të veprës penale” u bë ekzekutimi i vendimit të sekuestros preventive të vendosur nga Gjykata e Shkallës se Parë Shkodër me vendim nr. 825 me datë 22.09.2017, për pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të shtetasit Kacjolin Zefi (arrestuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” me date 29.11.2016), ku janë sekustruar pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme si më poshtë:
a) Apartament 78 m2 në qytetin e Shkodrës
b) Ndërtesë 100m2
c) Truall 53 m2 me 15 metra objekt,
d) 3 automjete në pronësi të shtetasit Kacjolin Zefi, si më poshtë:
-Automjeti tip “Ferrari” me vlerë rreth 200 mijë euro,
-Automjeti tip “Porsche” me vlerë rreth 100 mijë euro,
-Automjet tip “Peugeot” me vlerë 10 mijë euro.”. /ShkodraWeb/