
Në të njëjtin vend, në një nga auditoret e universitetit të Shkodrës, ku 58 vite më parë regjimi komunist zhvilloi një gjyq publik ndaj At Pjetër Meshkallës, duke e dënuar me 10 vite burg, sot u mbajt një ekspoze përkujtimore në nder të kësaj figure të shquar të letrave dhe të qëndresës antikomuniste.
Organizatori i veprimtarisë, Vitor Martini, ish- i dënuar politik dhe bashkëvuajtës në burg me At Meshkallën, ndau me të pranishmit kujtime të rralla e emocionuese nga koha e qëndrimit të tyre në burgjet e diktaturës.
Rektori i Universitetit të Shkodrës, Tonin Gjuraj, në fjalën e tij u shpreh se jeta dhe vepra e At Pjetër Meshkallës, si klerik, studiues dhe letrar, janë një pasuri e pashtershme për frymëzimin e brezave të ardhshëm.
Nga të pranishmit, mes të cilëve emra të njohur të politikës, letërsisë, akademisë e perfaqësues te pushtetit vendor e klerit katolik, u përcollën e kujtime e vlerësime për figurën e At Pjetër Meshkallës si dhe u propozua që emrin e tij të mbajë salla ku u zhvillua kjo veprimtari




