VIDEO – Viti i ri shkollor starton në Bashkinë e Shkodrës, kryebashkiakja Ademi dhe drejtorja e ZVA Sulja urojnë…

Si në të gjithë vendin edhe në Bashkinë e Shkodrës ka nisur sot viti i ri shkollor në arsimin parauniversitar. Dyert e shkollave janë hapur në të gjithë territorin për të mirëpritur nxënësit që i drejtohen bankave të dijes. Kryebashkiakja Voltana Ademi dhe drejtorja e ZVA Shkodër Sindis Sulja, kanë uruar vitin e ri shkollor për të gjithë nxënësit nga shkolla 9- vjeçare “Deshmorët e Prishtinës” dhe gjimnazi “Jordan Misja”.

Ademi dhe Sulja kanë folur për mediat lidhur me masat e marra për një fillim sa më të mbarë të vitit shkollor, duke nënvizuar se është punuar për të ofruar kushte sa më optimale për nxënës, mësues e prindër. Nga ana e saj, drejtorja Kopliku ka thënë se shkollat ofrojnë kushte të mira higjieno- sanitare edhe në kuadër të situatës së pandemisë. Po ashtu, ajo ka bërë me dijes se janë vaksinuar 93% e personalit arsimor teksa pjesa tjetër janë në fazën që sapo kanë kaluar pandeminë.