Komisioni “Drejtësi dhe Paqe” ka vijuar traditën e tij në organizimin e koncertit festiv “Vit të mbarë o Shkodër” në Teatrin “Migjeni”. Pasi lindi si një iniciative e Provincës Françeskane Shqiptare dhe At Flavio Cavallini, prej 17 vitesh organizimi është marrë përsipër nga Komisioni “Drejtësi dhe Paqe” i drejtuar nga Luigj Mila. Një program shumë i pasur artistik me këngë, valle, recitime e humor, është ndërthurur në harmoni të plotë me pasazhe nga mesazhi i Papa Franceskut, në kuadët edhe të Ditës Botërore të Paqesm me moton “Paqja si ecje shprese: dialog, pajtim dhe kthim ekonologjik”.
Në fund të këtij aktiviteti, kanë përcjellë mesazhet e tyre Imzot Angelo Massafra, arqipeshkëv metropolit Shkodër- Pult; At Aleksandër Petani nga Kisha Orthodhokse dhe Voltana Ademi, kryetare e Bashkisë së Shkodrës.