VIDEO – “Virusi nuk bën dallim moshe”, ministrja Manastirliu flet për të rinj me simptoma të rënda në Infektiv

Ministrtja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu iu bën apel të rinjve për të marrë përgjegjësi individuale për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Manastirliu deklaron se në spitalin infektiv mes qytetarëve të shtruar, ka të rinj që po trajtohen për simptoma të rënda të shkaktuara si pasojë e COVID19.

POSTIMI I MINISTRES SË SHENDETËSISË


🔴#COVID19‼️ Sot në spitalin infektiv mes qytetarëve të shtruar, ka të rinj që po trajtohen për simptoma të rënda të shkaktuara si pasojë e COVID19, sepse virusi nuk bën dallim moshe.

Sot, ka shumë të rinj që me kontaktet e shpeshta me njëri-tjetrin, pa i respektuar rregullat, rrisin mundësinë e përhapjes së infeksionit dhe e përcjellin atë tek prindërit, gjyshërit, duke i vënë ata në rrezik serioz!

Vetëm me kontributin e të rinjve, për të marrë përgjegjësi individuale në këtë kohë të pazakontë, përhapja e coronavirusit të rrezikshëm mund të frenohet!

😷 Vendose maskën🙏🏼

↔️ Ruaj distancën

🧼 Laj shpesh duart

#RuajVeten #RuajTëTjerët 🤜#COVID19🤛

 ABCOM ║ VODAFONE