Një video që po qarkullon në rrjetet sociale po bën xhiron e botës, në të cilën shfaqen trinjaket identike që përdorin “metoda të avancuara” për të ikur nga shtrati gjatë natës.
Babai i foshnjave nuk mund t’i besonte syve kur pa se si trinjaket po bashkëpunonin për të ikur nga shtrati, derisa nëna e tyre Kathryn ishte ne punë.
Prindërit e vajzave gjithmonë habiteshin se si ato po arrijnë të dalin nga shtrati dhe të ikin nga dhoma, dhe kështu një ditë vendosën të instalojnë kamerë e cila do t’ju ndihmonte ta kuptojnë “taktikën” e tyre të “arratisjes”. /shqiptarja.com/