VIDEO VIRALE – Nëse dikë e shani duke e quajtur “kërriç”, pasi të shikoni sjelljen e Walter do të ndryshoni mendim…

Zakonisht ne shqiptarët, quajmë dikë “gomar” duke dashur ta evidentojmë si jo shumë të mençur, të zgjuar. Kur i drejtohemi një fëmije të vogël, e quajmë edhe “kërriç”, i cili është një gomar akoma i parritur. Por sapo të shikoni videon më poshtë, me siguri do të ndryshoni mendim. Jemi mësuar me kafshë shtëpiake si qeni apo edhe macja, të cilët shprehin besnikëri e dashuri për njerëzit. E pazakontë është sjellja e Walter, i cili i gëzohet si fëmijë njerëzor “prindërve” të tij adoptiv që kthehen në shtëpi. Video më poshtë thotë gjithçka dhe është kthyer tashmë në virale. A do ta shani dikë me fjalën “gomar” apo “kërriç” pasi të shihni këtë video?!

 ABCOM ║ VODAFONE