Protesta e studentë vijon ende përballë Ministrisë së Arsimit, ku të rinjtë në shenjë qëndrueshmërie janë ulur për të treguar se ata do të vijojnë të protestojnë për kërkesat e tyre.
Një moment që u ka “çuar zemrat peshë” ka qenë ai kur një zonjë, është futur mes turmës dhe u ka shpërndarë ushqim.
Të rinjtë njëzëri kanë duartrokitur dhe brohoritur duke e falënderuar. Sakaq kur gazetarja i është afruar për t’i shkëputur një intervistë, ajo ka refuzuar duke thënë se “e ndjeu dhe e bëri” këtë veprim, ndërsa shton se është me ta dhe se “atë që nuk e kanë bërë ata”, ta bëjnë këta të rinj.
Ndërkohë kjo video është shpërndarë me shpejtësi në rrjete sociale. /Burimi:Panorama/
(Video është marrë nga profili i Olti Currit, në Instagram)