
Në vigjilje të Shën Valentinit, ditës të të dashuruarve, Bashkia Shkodër është zbukuruar me ngjyrat e dashurisë. Në hyrjen e saj janë vendosur disa zemra, ku bie në sy njëra me mbishkrimin “Shkodra asht dashni”.
Po ashtu, është vendosur edhe një ekran LED, tek i cili shfaqet shprehje apo citate që lidhen me dashurinë dhe të dashuruarit. Është hera e parë që ndërtesa e Bashkisë Shkodër, zbukutohet në vigjilje të 14 shkurtit, ditës të të dashuruarve.