
Një vilë në Theth, është shembur me shpërthim të komanduar. Sipas informacioneve, shkak ishte pozicioni i vështirë i saj, për aksesimin nga mjetet e IKMT- së.
Pasi në pikat e caktuara të vilës, është vendosur tritoli, më pas, rreth orës 16.00, është kryer edhe shpërthimi. Policia, paraprakisht, ka marrë masa për largimin e banorëve nga zona ku do të kryhej shpërthimi.




