
Në këto momente, pranë Spitalit Rajonal të Shkodrës, Ndërmarrja e Shërbimeve dhe Punëve Publike ka kryer pastrimin e plotë të pikës së mbetjeve urbane.
Kjo nuk është hera e parë që ndërhyhet, ndërkohë që situata e krijuar nga hedhjet pa kriter ka qenë edhe pjesë e kronikave në mediat lokale të Shkodrës.
Nga konstatimi i bërë pranë kësaj pike, nuk rezulton të ketë mbetje spitalore, siç pretendohej, por vetëm hedhje pa kriter të mbetjeve jashtë kazanëve.
Bashkia Shkodër ripërsërit apelin ndaj banorëve për të hedhur mbetjet në pikat e caktuara, ndërkohë që mbetet e vendosur për zbatimin e rregullores për mbetjet urbane, ku parashikohen penalitete për ndotësit. /Publikuar në faqen zyrtare në Facebook të Bashkia Shkodër/