VIDEO – Vihet në pranga në Hanin e Hotit 38 vjeçari nga Shkodra, vrau vëllanë në vitin 2014… (emri)

Nga shërbimet e PKK Hani i Hotit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, gjatë kontrollit të imtësishëm në dalje të Republikës së Shqipërisë është ndaluar personi i shpallur në kërkim, shtetasi Mhill Shytani, 38 vjeç, banues në Shkodër.


Më datë 17.02.2020, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Vr.a.sja për shkak të marrëdhënieve familjare, e kryer në bashkëpunim”, pasi në përfundim të hetimeve të bëra dhe në bazë të provave ligjore të siguruara, dyshohet se më datë 23.04.2014 ka vra.r.ë vëllanë e tij, shtetasin Kujtim Shytani, i cili në momentet e para është deklaruar nga familjarët si i vetëva.r.ur.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.