
Besimtarët e krishterë në mbarë vendin kremtojnë sot Pashkën, një nga festat më të rëndësishme të besimit të krishterë, që përkujton ngjalljen e Jezus Krishtit.
Urime për festën përcolli Imzot Gjergj Meta, president i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, i cili vuri në dukje se këtë vit Pashka kremtohet njëkohësisht nga të gjithë të krishterët – katolikë, ortodoksë dhe ungjillorë.
Ai e quajti këtë përkim një rast të bukur për unitet dhe gëzim të përbashkët, duke bërë thirrje që vetë njerëzit të jenë “Pashkë në jetën e tyre”, për të sjellë më shumë shpresë, drejtësi dhe dashuri në shoqëri