Skip to content
20 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – Vigjilja e ndërrimit të viteve, presidenti i Republikës Bajram Begaj shpërndan mesazhin për shqiptarët

ShkodraWeb 31 December, 2023
mesazhi vitit te ri 2024 bajram begaj

Të dashur bashkëkombas,

Afrimi i vitit të ri përbën një moment të veçantë për të gjithë ne. Është festë e shprehjes së ngrohtësisë familjare e shoqërore rreth tavolinave të mbushura me dashuri. Është festë e mirëseardhjes dhe e shpresës për të ardhmen, festë që nuk na ndan, por na afron më pranë njëri -tjetrit. Kjo është festa e të gjithëve. Dëshiroj të ndaj me ju disa reflektime mbi rrugëtimin tonë të përbashkët dhe aspiratat për ardhmen.

Viti që lëmë pas pati zhvillime pozitive. Këtu veçoj forcimin e pozitës tonë ndërkombëtare dhe rritjen e reputacionit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë. Treguam se ndonëse vend i vogël, i kemi të gjitha mundësitë të jemi faktor në rajon dhe kontribues për paqen në botë. Megjithatë, rritja e rolit tonë në arenën ndërkombëtare dhe përmirësimi i imazhit të Shqipërisë, nuk mund të kuptohen pa politika të mira brenda vendit.

Këtë vit, miliona turistë vizituan vendin tonë. Në Shqipëri ata gjetën jo vetëm bukuritë e natyrës, por edhe mikpritjen tradicionale të shqiptarëve. Gjithashtu, vijuam angazhimin tonë për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Jemi të vetëdijshëm se procesi nuk është vetëm një ushtrim i thjeshtë administrativ, por transformim i thellë institucional dhe shoqëror.

Sistemi i drejtësisë, i ka të gjitha mundësitë të jetë mishërues i këtij transformimi. Beteja për shtetin e së drejtës nuk është as e përfunduar as e fituar. Ne kemi ende shumë rrugë për të bërë që shteti ynë të jetë i drejtë dhe transparent. Ndërsa një rrugë më e gjatë është ajo drejt drejtësisë sociale.

Për këto dy aspekte themelore të drejtësisë, asaj juridike dhe sociale, i bëj thirrje të gjitha forcave politike, që pavarësisht dallimeve, t’i japin përparësi interesave të qytetarëve shqiptarë.

Ndaj dhe aspirata kryesore për vitin në vijim mbetet shteti i konsoliduar i së drejtës, drejtësi e gjithëpranishme sociale dhe reduktim i polarizimit në shoqëri, politikë dhe ekonomi.

Shprej bindjen se me politika të drejta dhe stimuluese ekonomike, me investime publike të mençura, me koordinim ndërsektorial dhe duke administruar me eficiencë burimet njerëzore, e ardhmja do të jetë më e sigurt dhe begatë.

Të gjithë së bashku duhet të punojmë për të krijuar mundësi të reja, tërheqëse, që të rinjtë të duan ta ndërtojnë jetën e tyre këtu, në atdhe.

Të dashur bashkëatdhetarë,

Dua tu uroj të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, vëllezërve dhe motrave në Kosovë e në rajon një vit të ri të mbarë, të paqtë dhe të begatë.

Më lejoni që në mbyllje të këtij mesazhi të ndalem, te njerëzit e thjeshtë, te punëtorët dhe profesionistët e angazhuar për të mirën personale dhe për të mirën e vendit.

Dua t’ju them se secili prej jush e të gjithë ne bashkë, jemi Shqipëria. Të gjithë bashkë japim kontributin në ndërtimin e një të ardhme më të mire e më të qëndrueshme.

Këtë prag viti të ri, le ta shohim bashkërisht të ardhmen me besim te vetja dhe te vendi. Vetëm kështu do të dimë të hapim horizonte shprese. Gëzuar Vitin e Ri 2024, shëndet e mbarësi në familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që ndodhen!

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – “Unë jam Edi Rama, prapa më vjen historia dhe viti 2030”, kryeministri i beson urimin Inteligjencës Artificiale
Artikull pasardhës: Moderatorja Arbana Osmani natën e ndërrimit të viteve e kalon në spital, ja cila ishte arsyeja…

TË FUNDIT

cokookrem

“Rrezik për shëndetin!”, çokokrem me salmonelë në tregun shqiptar, importi nga Gjermania bllokohet nga AKU

ShkodraWeb 20 April, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 prill 2026…

ShkodraWeb 20 April, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 prill 2026…

ShkodraWeb 20 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • “Rrezik për shëndetin!”, çokokrem me salmonelë në tregun shqiptar, importi nga Gjermania bllokohet nga AKU 20 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 prill 2026… 20 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 prill 2026… 20 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 prill 2026… 20 April, 2026
  • Dy të paraburgosur në Reç rrahin punonjësin e policisë së burgut, detajet nga ngjarja e rëndë… 19 April, 2026
  • VIDEO – Vazhdon të digjet landfilli i Bushatit, 20 efektivë dhe 3 mjete zjarrfikëse, nuk po i shuajnë dot… 19 April, 2026
  • Arrestohet 25- vjeçarja në makinë pa patentë, shpallet në kërkim 34- vjeçari që grabiti në Zdrale dyqanin 19 April, 2026
  • “Në pritje të përgjigjes nga institucionet”, KF Vllaznia i del në krah Martinit për bojkotin e Sakos… 19 April, 2026
  • DETAJET – Zbulohet bazë prostitucioni në Shkodër, arrestohet 5 persona, 3 shtetase kolumbiane… 19 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 prill 2026… 19 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 prill 2026… 19 April, 2026
  • Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur… 18 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

cokookrem

“Rrezik për shëndetin!”, çokokrem me salmonelë në tregun shqiptar, importi nga Gjermania bllokohet nga AKU

ShkodraWeb 20 April, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 prill 2026…

ShkodraWeb 20 April, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 prill 2026…

ShkodraWeb 20 April, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 prill 2026…

ShkodraWeb 20 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.