Skip to content
21 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – Vigjilja e Krishtlindjes, presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë Angelo Massafra jep mesazhin e tij

ShkodraWeb 23 December, 2023
massafra mesazhi krishtlindjes 2023

Festa e Lindjes së Jezu Krishtit kujtohet në mënyrë liturgjike përmes një kënge të lashtë gregoriane, që e paraqet Atë brënda historisë së njerëzimit, jo në një kohë të përgjithshme, por të saktë; për të treguar se i Amshueshmi hyn në kohë për të qenë Hyji-me-ne. Domethënë, jo një Hyj i largët, i pa-arritshëm, por një Hyj që bëhet konkret në fytyrën e një fëmije, të Fëmijës së Shenjtë të Betlehemit, Jezu Krishtit, Shpëtimtarit tonë.

Është e mrekullueshme metodologjia e Hyjit që shoqëron njerëzimin për të ecur me ne: një metodologji nga e cila kemi kaq shumë për të mësuar! Neve, që tregtojmë vlerën e paçmueshme të familjes njerëzore, Ai na paraqitet si Biri i Marisë dhe i Jozefit, sepse – na mësoi – “njeriu do ta lërë të atin dhe t’ëmën e vet dhe do të jetojë me gruan e vet e do të bëhen një trup i vetëm” (Zan 2,24).

Neve, vazhdimisht nën shtytjen e tundimit të vetëmjaftueshmërisë dhe të egocentrizmit, Ai na paraqitet si Samaritani i Mirë, sepse – thotë – “duani njëri-tjetrin sikurse unë ju desha ju” (Gjn 15,12).

Kjo festë duhet të na kujtojë jo vetëm rëndësinë e lindjes së Krishtit dhe rëndësinë e saj për historinë e njerëzimit, por duhet të na rikthejë te Ai dhe te mësimet e tij.

T’i zbukurojmë rrugët tona, të bëjmë që në ta të tingëllojnë meloditë tipike të kësaj periudhe, por ta kthejmë këtë festë te Krishti: të mos festojmë më pa të Festuarin!

Të përgatisim një vend për të në shtëpitë tona, ne ndergjegjet tona, duke zbukuruar zemrat tona me përvuajtërinë e atyre që e dinë se duhet të mirëpresin një mik të rëndësishëm.

T’i përgatisim një vend në tryezat tona të mbushura plot në personin e të varfërve, që, në këtë ditë, të kenë një vakt të ngrohtë.

T’i përgatisim familje që jetojnë dimensionin e dashurisë, që kur të vijë të gjejë ngrohtësinë e dashurisë familjare, të dashurisë vëllazërore.

T’i përgatisim një botë më njerëzore – të cilën Ai e do aq shumë – duke ndihmuar jo vetëm ata që kanë nevojë, por vetë shoqërinë në të cilën jetojmë, duke mos rënë nën tundimin për t’u arratisur, por duke iu hapur bujarisht angazhimit qytetar.

Nuk mjafton ta quajmë veten të krishterë, por, siç na kujton Papa Shën Leoni i Madh, “Njihe, o i krishterë, dinjitetin tënd dhe, duke u bërë pjesëmarrës në natyrën hyjnore, mos dëshiro të kthehesh në një sjellje të padenjë”. Nuk mjafton të hyjmë në kishë për të përmbushur një detyrë, por duhet të ushqehemi me Krishtin, Fjalën dhe Bukën, në mënyrë që “Hyji të jetë gjithçka në të gjithë” (1Kor 15,28).

Këtë vit festojmë tetëqindvjetorin kur Shën Françesku i Asizit pati intuitën për të rikrijuar mjedisin ku lindi Jezusi dhe i cili, që atëherë, është bërë traditë në kishat dhe në shtëpitë e të krishterëve. Por Françesku nuk u shty nga një impuls thjesht fëmijëror dhe emocional, por nga dëshira për të soditur atë përvuajtëri të Hyjit, i cili “edhe pse me natyrë Hyj, barazinë e vet me Të nuk e çmoi si një visar që s’mundet pa të, por ia mohoi vetvetes e mori natyrën e shërbëtorit dhe u bë i ngjashëm me njerëz” (Fil 2,6-7). Ajo ngjarje e vitit 1223 u kremtua gjatë Meshës, vendi ku Jezu Krishti e bën veten të pranishëm si Fjalë dhe si Bukë.

Qoftë kjo festë e Lindjes së Jezu Krishtit rasti për një bashkëngjitje të ripërtërirë personale dhe bashkësiore me Të, duke mësuar prej Tij rregullën e dashurisë. Vetëm dashuria mund t’ia ndryshojë fatin kësaj bote, tashmë (për fat të keq!) të mësuar me luftëra dhe kaq shumë vuajtje.
Urimi im më i sinqertë mbërriftë tek të gjithë, veçanërisht tek të varfërit, të sëmurët, të burgosurit, tek ata që nuk shpresojnë më në një të ardhme më të mirë: lindja e Krishtit qoftë ngushëllim dhe paqe për të gjithë.

Përshumëvjet të gjithë Katolikëve, Ortodoksëve, të Krishterëve dhe njerëzve vullnet mirë.

Arqipeshkvi Juaj

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Dëmtoi me thikë dy të mitur pranë stadiumit “Loro Boriçi”, procedohet në gjendje të lirë 14- vjeçari…
Artikull pasardhës: VIDEO – Organizohet në Shkodër Panairi i Produkteve Lokale, pjesëmarrës nga i gjithë rajoni ynë…

TË FUNDIT

fred sterkaj endrit halaj pd 2026

ZGJEDHJET NË PD – Ferdi Sterkaj drejt rikonfirmimit si kryetar i PD- së Malësi e Madhe, ja kur votohet…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
masters 5x5 2026

FOTO – Futbolli bashkon dhe frymëzon në çdo moshë, kampionati 5×5 Masters përmbyll me sukses edicionin e parë në Shkodër

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
shkreli landfill bushat zjarr 2026

“Përpjekje për ta trajtuar si çështje politike”, zjarri në landfillin Bushat, kryetari Shkreli: Shpreh keqardhje…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • ZGJEDHJET NË PD – Ferdi Sterkaj drejt rikonfirmimit si kryetar i PD- së Malësi e Madhe, ja kur votohet… 21 April, 2026
  • FOTO – Futbolli bashkon dhe frymëzon në çdo moshë, kampionati 5×5 Masters përmbyll me sukses edicionin e parë në Shkodër 21 April, 2026
  • “Përpjekje për ta trajtuar si çështje politike”, zjarri në landfillin Bushat, kryetari Shkreli: Shpreh keqardhje… 21 April, 2026
  • Bashkëshorti denoncon largimin e gruas së tij 40- vjeçare nga banesa në Malësinë e Madhe… 21 April, 2026
  • VIDEO – Ministri i Bujqësisë Andis Salla viziton fermën e mbarështimit të derrave në Vau Dejës… 21 April, 2026
  • Rrugëtimi i Aleks Vulajt, kandidati që synon të përfaqësojë zërin e emigrantëve, nga Shënkolli në zemër të Legnanos 21 April, 2026
  • NGA PJETËR JAKU – Fishta ka nevojë të lexohet jo të luksohet… 21 April, 2026
  • PERSONAZH – Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore imzot Gjergj Meta, 50 vite jetë dhe 25 në sherbim meshtarak 21 April, 2026
  • DOKUMENTI – Procesi i zgjedhjes së administratorit të UNISHK, përfundon në Gjykatën Administrative 21 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

fred sterkaj endrit halaj pd 2026

ZGJEDHJET NË PD – Ferdi Sterkaj drejt rikonfirmimit si kryetar i PD- së Malësi e Madhe, ja kur votohet…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
masters 5x5 2026

FOTO – Futbolli bashkon dhe frymëzon në çdo moshë, kampionati 5×5 Masters përmbyll me sukses edicionin e parë në Shkodër

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
shkreli landfill bushat zjarr 2026

“Përpjekje për ta trajtuar si çështje politike”, zjarri në landfillin Bushat, kryetari Shkreli: Shpreh keqardhje…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
policia malesi madhe naten1

Bashkëshorti denoncon largimin e gruas së tij 40- vjeçare nga banesa në Malësinë e Madhe…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.