
Festat fetare në Shqipëri, janë një moment i rëndësishëm për të rikonfirmuar traditën e jashtëzakonshme që na karakterizon si komb: mirëkuptimi dhe harmonia pavarësisht besimit të secilit. Urimet publike, në rrjete sociale apo me mjete të tjera të komunikimit elektronik, vizitat tek njëri- tjetri, janë karakteristikë shqiptare.
Nuk mungojnë as urimet e drejtuesve të komuniteteve fetare për kolegët e tyre që kanë festë apo ngjarje të shënuar fetare. Edhe për festën e Fiter Barjamit, nuk mungojnë urimet mes tyre. Kështu, nga Italia ku ai jeton, kardinali shqiptar Ernest Troshani, uron të gjithë besimtarët myslimanë, duke e shpërndarë mesazhin e tij përmes rrjeteve sociale.




