VIDEO – “Vetting për politikanët”, kryetari i PD- së Lulzim Basha prezanton nismat e depozituara në Kuvend…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një prononcimi për media nga selia blu, bëri publik tre amandamentet e miratuara në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së ditën e sotme. Basha theksoi se amandamentet e miratuara fokusohen në reformën zgjedhore, vetingun e politikanëve dhe reformën territoriale.

Kryedemokrati propozoi një veting të politikanëve në bazë të rekomanimeve të Komisionit të Venecias, ku për të ruajtur proporcionalitetin e procesit, verifikimi i pasurisë dhe pastërtisë së figurës të kryehet nga SPAK-u.


“Më vjen keq nëse ndërpres një prej komisioneve hetimore, që do të hetojë masakrën zgjedhore. I uroj punë të mbarë. Lidhur me kthimin e Shqipërisë në shinat e demokracisë, me punësimin e shqiptarëve, çmimet, rrogat, fatin dhe sigurinë e tyre, Grupi i PD-së ka miratuar sot vendimin për të depozituar brenda kësaj jave në parlamentin e Shqipërisë amendamentin për; zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të Kushtetutës së 30 korrikut dhe miratimin e komisionit të Reformës Zgjedhore.

Partia Demokratike do të dorëzojë në parlamentin e Shqipërisë gjithashtu amandamentin për vetingun e politikanëve dhe miratimin e reformës zgjedhore. Amandamenti për ventingun e politikanëve do të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Respektojmë kërkesën për propocionalitet që theksohet në pjesën e dytë të Komisionit të Venecias, që këtë veting ta kryejë SPAK-u, në lidhje me pasuritë e e pajustifikueshme të politikanëve dhe lidhje e tyre me krimin.

Amendamenti i tretë ka të bëjë me reformën territoriale, të cilën edhe Bashkimi Europian e quan të dështuar. Pushteti lokal do t’i kethehet qytetarëve”, tha Basha.