Skip to content
14 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – “Vetëm për një deputete aktuale kam respekt”, Rama komenton listën e kandidatëve të PD Shkodër

ShkodraWeb 26 March, 2025
prezantim rinia kandidatura rama 2025

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me të rinjtë në Shkodër, ku u prezantuan edhe kandidatët për deputetë tha se në 11 maj duhet të marrë votën e shqiptarëve për të anëtarësuar vendin në BE.

Sipas kryeministrit Rama për Shqipërinë është hapur një dritare për të hyrë në Bashkimin Evropian, por që nuk do të qëndrojë gjatë e hapur. Në 11 maj tha kryeministri- nuk mund të rrezikojmë që Shqipëria te mbetet jashtë BE për një kohë të pacaktuar.

“Të gjitha partitë thonë që duam Shqipërinë në BE, kjo është pozitive. Shqiptarët qoftë majtas qoftë djathtas duan që Shqipëria të jetë në BE. Por ajo që duhet shpjeguar është fakti që pavarësisht se ca ndodh këtu ne për dy vjet do hyjmë në BE. Ne do hyjmë në BE vetëm nëse jemi të suksesshëm me mbylljen e negociatave.

Është e rëndësishme që në 11 maj, ndërkohë që në 12 ne numërojmë votat ata që merren me negociatat të vazhdojnë punën të patrazuar dhe ajo që del nga kutitë e votimit të jetë një mesazh kompakt dhe një mesazh kumbues për Brukselin që duam Shqipërinë një orë e më parë në BE.

Ne duhet të jemi të qartë për të gjitha pse-të e rëndësisë së 11 majit. Ne mund të mbetemi jashtë për një kohë të pacaktuar dhe kjo do të ishte një goditje që do ti jepnim vetes.

Unë besoj që është e rëndësishme që njerëzit ta dinë, se ca humbim nëse në 11 maj lozim me porta të vogla, nëse më 11 maj merremi me gjera që kanë rëndësinë e tyre, por nuk janë aq të rëndësishme sa anëtarësimi në BE”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama teksa foli për listën e kandidatëve të Partisë Demokratike, bëri përjashtim një grua deputete aktuale e parlamentit. Edhe pse nuk i përmendi emrin, ai tha se ka respekt. Ndërsa të tjerët -tha ai- janë bir Selmani i nënës kë të qaj më parë.

“Dua të bëj një përjashtim, ka vetëm një zonjë aty që nuk bën pjesë, që unë kam respekt se është gjë tjetër në atë listë që është deputete aktuale. Të tjerët aty janë nuk e di…andej nga jugu thonë: Bir Selmani i nënës kë të qaj më parë. Nëse ka një vend që demokratët për të gjitha arsyet që thashë, kanë edhe një arsye plus që tju bëjnë atë që nuk thuhet në kokë, atyre që janë paraqitur si ofertë alternative e kësaj skuadre tonë është Shkodra. Janë bëmat e tyre në Shkodër”, tha Rama.

Kreu i qeverise u shpreh se ‘pa pikë turpi kerkojnë vota për Shkodren Madheshtore”.

“Pa pikë trupi këta duan vota për Shkodrën Madhështore. Por cila është Shkodra madhështore e tyre, sepse s’kemi as Jozefinën këtu se e kanë marrë e kanë mbyllur në burgun e listës së mbyllur të Tiranës”,deklaroi Rama.

Rama ironizoi programin e PD për zgjedhjet, duke e cilësuar si një program me ‘qofte e pica’.

“Edhe për atë programin me qofte e pica, gjithë llojet e tavave të dheut, që në 12 Maj do të shtrohen në të gjitha rrugët e Shqipërisë, do të mbushet Shkodra, i thashë Benetit se duhet me pastruar trotuaret se bo vaki fiton këneta, dhe do mbushen trotuaret me tava dheu, krap, ngjala, vezë e qofte.”, tha Rama.

Post navigation

Previous: “Se kush është këneta, do të t’a tregojë Shkodra me 11 Maj”, vizita e Ramës, reagon kryetarja e PD- së…
Next: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 27 mars 2025…

TË FUNDIT

hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026

TË FUNDIT

  • PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi…. 14 May, 2026
  • Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari 14 May, 2026
  • DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit 14 May, 2026
  • DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot… 14 May, 2026
  • PARADOKSI I SPAK – Akuza ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli për një shtrirje kablli për energjinë elektrike 14 May, 2026
  • Vakancat në KLP dhe KLGJ, dy pedagogë shkodranë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” paraqesin kandidaturat 14 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • Projekti i hyrjes së Shkodrës, qeveria merr vendim për shpronësime me vlerë 574 milion lekë… 13 May, 2026
  • Qeveria merr vendimin, 533 milion lekë pronarëve të kafshëve të eliminuara për shkak të murtajës së ruminantëve… 13 May, 2026
  • NGA LUAN RAMA – Në 90- vjetorin e lindjes, privilegji i njohjes me zotni Robert Prendushin… 13 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026
gota gjysmeplot gjysmebosh

DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot…

ShkodraWeb 14 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.