Trajneri i Vllaznisë Hysen Dedja ka dalë para gazetarëve një ditë para ndeshjes me Bylis për Superligen. Në përgjigje të interesit të gazetarëve, Dedja e ka nisur nga ndeshja për Kupë me Teutën në Shkodër, ku ka folur edhe për analizën e bërë për këtë ndeshje. Ndërsa lidhur me takimin e neserm në “Loro Boriçi”, tekniku shkodran ka qenë mjaft i qartë: “Vetëm fitore”.
“Mendoj se nesër do shfrytëzojmë fushën tonë pa asnjë shenjë euforie dhe të tregojmë cilësitë tona. Do ketë pak lëvizje në formacion nga ndeshja për Kupë me Teutën.”, ka thënë Dedja.
Hysen Dedja nuk ka mbushur javën në krye të Vllaznisë pas largimit të maqedonasit Mirsad Jonuz dhe përsëri i duhet të përgatisë një sfidë shumë të rëndësishme për Vllazninë. Një fitore e mundshme e ngjit Vllazninë, duke lënë poshtë vetes Bylis, i cili bashkë me Partizanin, mund të konsiderohen rivalë për të lënë pas zonën e play-out-it. Më poshtë, intervista e trajnerit Dedja për mediat. /ShkodraWeb Media/