Strukturat drejtuese të opozitës gjatë mbledhjes urgjente të orëve të vona kanë vendosur zhvillimin e dy protestave të mëdha. Protesta e parë do të zhvillojnë ditën e dielë në orë 11:00 një protestë para Drejtorisë së Policisë së Tiranës për arrestimin e Sait Dollapit. Ndërkohë që protesta e dytë do të zhvillohet ditën e hënë në orën 18:30, ku PD dhe LSI do të thërrasin një tubim kombëtar para Kryeministrisë.
“Proteste pa ndërprerje deri ne lirimin e Sekretarit Organizativ te PD. Tani, gjithë sa ishin ne mbledhje, po shkojnë drejt spitalit ushtarak. Neser(diele) 11.00 proteste nga forumi me i larte politik i PD dhe partive te tjera te opozitës tek drejtoria e Policisë”, bëjnë të ditur burime pranë PD.
“Askush të mos mungojë ditën e hënë që t’i japim një grusht klikës kriminale. Nesër në orën 11:00 të mblidhemi para drejtorisë së policisë së Tiranës”, tha Basha.