Bashkia e Shkodrës vazhdon pandërprerje punën për rehabilitimin e mirëmbajtjen e aksit rrugor rrugor Prekal- Kir- Mali Shoshit- Breglumi- Nderlysaj- Theth ose siç njihet rruga e Dukagjinit.
Mjete të tonazhit të rëndë si ekskavatorë dhe automjete vetëshkarkuese 7- 8 tonëshe për transporti inertesh, mbushje, nivelime e rrafshime, po realizojnë një volum shumë të madh pune. Në dispozicion janë edhe punëtorë për shtrim e nivelim rruge.
Ky aks rrugor është jetim për transportin e njerëzve dhe mallrave nga qyteti i Shkodrës drejt zonave të thella malore të Dukagjinit dhe anasjelltas. Një kontirbut të madh bashkë me firmën kontraktore, por japin edhe banorë të zonës të cilët po ndihmojnë në ecurinë e punimeve.