VIDEO – Vazhdon pastrimi i kanaleve kulluese në Bashkinë e Shkodrës, 58 km linear të përfunduara deri tani…

Bashkia e Shkodrës vazhdon sipas planit të veprimit për vitin 2020, pastrimin e kanaleve kulluese në të gjithë territorin e saj. Aktualisht, po punohet në fshatin Pentar të Njësisë Administrative Dajç, ku deri tani janë pastruar 7000 metër linear.


Nga fillimi i vitit, vetëm në këtë njësi administrative, janë pastruar 34000 metër linear. Në këtë zonë, nuk është ndërhyrë prej rreth 35 vitesh, thonë banorët.

Përveç kullimit të tokave, krijimit të lehtësive për fermerët për prodhimet e tzre bujqësore, pastrimi i kanaleve kulluese janë një premisë shumë pozitive, nëse do të ketë përmbytje në Pentar dhe në krejt zonën e Dajçit. Vënia në eficencë e këtyre kanaleve, minimizon në një shkallë të lartë dëmet e mundshme nga përmbytjet, në një zonë që ka probleme me këtë fenomen.

Puna për pastrimin e kanaleve kulluese, ka vijuar pa ndërprerje, me përjashtim të tre muajve të izolimit të plotë për shkak të pandemisë. Në të gjithë territorin, nga fillimi i vitit, janë pastruar dhe rehabilituar, në disa raste nga e para, mbi 58000 metër linear.

Paralelisht, po punohet edhe në Njësinë Administrative Berdicë për të vijuar me të gjitha njësitë administrative sipas planit të veprimit për vitin 2020 të Bashkisë Shkodër.

Mbështet ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media 2017 – 2020 © TË GJITHA MATERIALET NË KËTË FAQE MUND TË PËRDOREN LIRISHT NGA INDIVIDË E MEDIA, DUKE CITUAR NGA JANË MARRË. FALEMINDERIT!

ShkodraWeb Channel
ShkodraWeb Marketing