Reshjet intensive të borës nuk kanë të ndalur në zonat malore të Malësisë së Madhe. Intensiteti është shtuar gjatë orëve të paradites së kësaj të hënë në të gjithë zonat malore.
Sipas raportimeve nga terreni, reshjet vijojnë në zonën e Bogës, Thethit, Qafë Thores dhe Vermoshit. Në aksin Bogë- Theth bëhet me dije se trashësia e borës ka arritur në rreth 1 metër.
Kompanitë kontraktore janë në terren me mjetet e tyre për të mbajtur të hapur qarkullimin në këto zona. Ndërkohë policia rrugore bën apel për kujdes të shtuar dhe marrjen e masave për lëvizje me goma dimërore ose zinxhirë.