
Në kuadër të rikonstruksionit të rrugëve të brendshme të Shirokës, aktualisht ka nisur puna për rikonstruksionin e rrugës “Ernes Koliqi”. Është një nga rrugët kryesore të kësaj zone turistike, me një densitet mjaft të lartë banorësh.
Investimi është bërë i mundur nga të ardhurat e vetë Bashkisë së Shkodrës, me një vlerë rreth 6.1 milion lekë. Ndërhyrja parashikon rikualifikim tërësor, me sipërfaqe asfaltike, trotuare, kanalizime, ndriçim dhe sinjalistikë rugore.
Investimet në zonën turistike të Shirokës, ashtu si në të gjithë territorin e Bashkisë do të vazhdojnë pavarësisht vështirësive që tashmë dihen.