VIDEO – “Vau Dejës kërkon ndryshimin”, Zef Hila takim në Plezhë: Entuziami shton garancinë se fitorja e PD është e sigurtë

Shkruan në Facebook Zef Hila, kandidat për deputet i PD- së Shkodër: Vau Dejës kërkon ndryshimin e pritur dhe këtë mesazh e mora nga takimi me banorët e Fshatit Plezhë në Njësinë Administrative Bushat. Entuziami i tyre shton garancinë se fitorja e Partisë Demokratike në këtë zonë është e sigurt.

Subvencionet, mbifaturimet e OSHEE, sorollatjet për regjistrimin e pronave te tyre, janë problemet që shqetësojne këta banorë. Ata e shohin situatën dhe kërkojnë zgjidhje tek Partia Demokratike e programi i saj. Së bashku do ja dalim, e për këtë u shpreha garancinë banorëve se menjëherë pas datës 25 Prill:


Do vihet në funksion Qendra Shëndetësore në këtë fshat;
Problemet me mbifaturimet e OSHEE do marrin fund njëherë e mirë për çdo abonent;
Do subvencionohet 100% çdo fermer dhe blegtor;

Do ulim çmimin e energjisë elektrike;
Problemet për çertifikimin e pronave do marrin zgjidhje;
Arsimi dhe punësimi i të rinjve do jenë prioritet i Partisë Demokratike, që familjet të gëzojnë fëmijët e tyre e ti kenë pranë, e jo në emigracion.

© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel