VIDEO – Vatrat e zjarrit edhe në Qarkun e Shkodrës, ndër më të dëmtuarat zona e Shllakut në Vau- Dejës…

Vatrat e zjarrit janë shfaqur edhe në Qarkun e Shkodrës. Përveç zonës së Pukës, ato janë shfaqur gjatë 24 orëve të fundit edhe në Bashkinë e Vau- Dejësit. Vatra zjarri ka në Njësinë Administrative Shllak, një territor me bimësi të dendur dhe të larmishme, sidomos për geshtenjat.

Për neutralizimin e vatrave të zjarrit, janë angazhuar 5 efektivë zjarrëfikës dhe 15 punonjës së Pyjores së Bashkisë Vau- Dejës. Në ndihmë kanë ardhur edhe banorët të zonës ku janë shfaqur vatrat e zjarrit. Sipças drejtorit të Pyjores Rrok Ftoni, zjarret nuk janë nga Zoti por nga dora e njeriut.


Terreni i thyer ku janë shfaqur vatrat e zjarrit, nuk mundëson përdorimin e mjeteve zjarrëfikës. Puna vështirësohet ndjeshëm pasi duhen përdorur vetëm pajisje individuale por edhe mjete rrethanore nga banorët. Në këto kushte, mjeti më i mirë është parandalimi i zjarreve duke qenë më të kujdesshëm ndërsa kur janë të qëllimshëm, duhen goditur me forcën e ligjit të gjith shkelësit.