
Ish- kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një video të një proteste në Miçigan. Sipas kryetarit të PD- së, është një protestë kundër një takimi të Taulant Ballës në një teqe në Miçigan.
“Protestë kundër Narko-ministrit me 5 mbiemra, në Miçigan të SHBA-së! Nderim diasporës dhe emigracionit shqiptar! #sb”, shkruan Berisha në rrjetet e tij sociale.
Ndërsa lidhur me takimet e ministrit Balla në SHBA, ka reaguar edhe Federata Panshqiptare “Vatra”, e cila ka përgenjeshtruar përmes një deklarate një organizim në emër të saj kundër deputetit socialist.
Disa ditë më parë, Berisha publikoi në rrjetet e tij një poster, ku paralajmërohej një tubim kundër ministrit Taulant Balla në takimet me diasporën shqiptare.
“Narkoministrin Taulant Bego Jaris, besimtarët nuk e lejojnë të përdhosë teqen e Miçiganit. Nderim bashkëatdhetarëve tanë! sb”, shkruante Berisha.