Para pak minutave, në redaksinë e ShkodraWeb Media ka mbërritur një video. Sipas personit që e ka dërguar, një vatër zjarri është shfaqur në malin e Gjymtit, në afërsi të fshatit Belaj në Njësinë Administrative Dajç, Bashkia Shkodër.
Nga pamjet, nuk konstatohet se pranë zjarreve të ketë banesa që mund të rrezikohen. Po ashtu, terreni i vështirë nuk bën të mundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrëfikës, edhe pse tashmë ato janë në vendngjarje. Temperaturat e larta dhe thatësira e këtyre ditëve të fundit, favorizon vatrat e zjarrit.
Në të shkuarën, në jo pak taste, ka patur edhe zjarrvënie të qëllimshme, evidentuar edhe nga uniformat blu. /ShkodraWeb Media/