Skip to content
17 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – Universiteti “Luigj Gurakuqi” marrëveshja bashkëpunimi me Autoritetin e Dosjeve të Sigurimit…

ShkodraWeb 4 June, 2025
tonin gjuraj autoriteti i dosjeve 2025

Rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, zhvilloi një takim zyrtar me kryetaren e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), znj. Gentiana Sula, dhe stafin e saj. Takimi u përqendrua në diskutimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi, e cila synon të fuqizojë bashkëpunimin akademik e historik ndërmjet dy institucioneve.

Dokumenti i bashkëpunimit përshkruan një sërë angazhimesh konkrete që do të krijojnë mundësi të reja për studentët dhe pedagogët e Universitetit të Shkodrës, veçanërisht në FSHSH dhe FD.

Qasja në dokumente – Studentët dhe stafi pedagogjik do të kenë të drejtë të kërkojnë dhe përdorin dokumente nga arkivat e ish-Sigurimit të Shtetit për qëllime studimore e shkencore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Mbështetje me ambiente – Autoriteti dhe Universiteti angazhohen të vënë në dispozicion ambientet e tyre për organizimin e veprimtarive të përbashkëta shkencore, kulturore dhe edukative.

Angazhimi i studentëve – Studentët do të përfshihen aktivisht në transkriptimin, analizimin dhe dokumentimin e dëshmive historike, si një formë e edukimit nëpërmjet kujtesës.

Temat e Masterit dhe Doktoratës – Nxiset përfshirja e temave që analizojnë periudhën e diktaturës, bazuar në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Asistencë teknike dhe akademike – Universiteti do të ofrojë mbështetje profesionale për nismat që burojnë nga bashkëpunimi me Autoritetin.

Koordinim dhe pjesëmarrje – Universiteti do të koordinojë pjesëmarrjen e studentëve dhe stafit në projektet e përbashkëta, duke nxitur përfshirjen aktive të komunitetit universitar.

Promovim dhe komunikim – Të dy institucionet angazhohen të promovojnë veprimtaritë e përbashkëta në media, rrjete sociale dhe kanale zyrtare.

Takimi vuri në dukje rëndësinë e këtij bashkëpunimi si një model i ri për ndërlidhjen mes kërkimit akademik, edukimit qytetar dhe dokumentimit të historisë së afërt të Shqipërisë. Marrëveshja pritet të nënshkruhet në muajt në vijim.

Post navigation

Previous: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 4 qershor 2025…
Next: Theu masën e arrestit në shtëpi, kanosi vjehrrin dhe kunatin, ndalohet nga policia Vau Dejës 33 vjeçari

TË FUNDIT

rama berisha protesta 2026

OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës…

ShkodraWeb 16 June, 2026
tonin gjuraj unishk 2026

“Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit

ShkodraWeb 16 June, 2026
salianji berisha zgjedhje 2026

“Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet

ShkodraWeb 16 June, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës… 16 June, 2026
  • “Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit 16 June, 2026
  • “Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet 16 June, 2026
  • EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona 16 June, 2026
  • Investuan para nga burime të paligjshme kriminale, Prokuroria Shkodër dërgon në gjykatë dy shtetas… 16 June, 2026
  • NGA ANTON KOSTERI – Morali, integriteti, dhe individi nuk janë pronë partie, lëreni Marjanën në mandatin e saj 16 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • NGA PAUL TEDESCHINI – Edi Rama e preu n’ besë deputeten inelektuale nga Dukagjini Marjana Koçekun 16 June, 2026
  • NGA ROMEO GURAKUQI – Çdo presion për dorëheqje, përbën shkelje të rëndë të ligjit, edhe përgjegjësi penale 15 June, 2026
  • Surpriza më e madhe e Botërorit, debutuesit e Kepit të Gjelbër ndalin në barazim Spanjën pretendente 15 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

rama berisha protesta 2026

OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës…

ShkodraWeb 16 June, 2026
tonin gjuraj unishk 2026

“Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit

ShkodraWeb 16 June, 2026
salianji berisha zgjedhje 2026

“Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet

ShkodraWeb 16 June, 2026
spak 2025

EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona

ShkodraWeb 16 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.