Thyen heshtjen dhe vendos të bëhet më në fund i gjallë edhe Petrit Lekvukaj nga Velipoja e Shkodrës. Nga dita e humbjes dhe shkëputja e kontakteve me familjen, një mbrëmje të nxehtë gushti kur i tha nënës se do ta telefononte, këtë premtim e zgjati gjatë në kohë, ndërsa pas apelit në emisionin ’’Pa gjurmë’’ nga nënë Liza Petriti rilidh kontaktet 7 vite më pas.
Ai u zhduk për herë të dytë në vitin 2012, nga Gjermania. Dëshmitë e mbërritura në “Pa Gjurmë” treguan vendndodhjen e tij dhe prej vitesh Petrit Lekvukaj vuante dënimin në burg. Pasi la qelinë, shokët e tij, emigrantë shqiptarë pasi ndoqën në emisionin ’’Pa gjurmë’’ apelin e nënës njoftuan 46-vjecarin duke i mundësuar kështu familjes nga Shkodra rilidhjen e kontakteve.
“Kam folur me djalin, ju falenderoj shumë. 7 vite që nuk kisha kontakt me të.” tha Liza Lekvukaj, nëna e Petritit.
Pasi u risoll në vëmendje në puntatën e pak ditëve më parë të “Pa Gjurmë” humbja e Petrit Lekvukaj, që prej 2012 solli një dëshmi të rëndësishme që hodhi dritë mbi vendndodhjen e 46-vjeçarit.
Falë dëshmisë së emigrantit shqiptar në Gjermani se ishte 100 % i sigurt që Petriti jeton në Lejpcig të Gjermanisë, 46-vjecari thyen heshjen e 7 viteve dhë më ne fund realizon komunikimin e shumëpritur me familjen.
Pritjes së gjatë, Petriti nuk iu përgjigj për 7 vite me radhë, pasi humbi gjurmët për herë të dytë, së pari në 2000 dhe më pas në vitin 2012.
Historia e shkodranit, i cili është 46 vjeç solli në studion e emisionit ’’Pa gjurmë’’ nënën e tij Lizën, ajo e cila pas largimit të të birit foli vetëm në telefon me të, pasi prej vitesh nuk u takuan nga afër. Petrit Lekvukaj ishte 22- vjeç kur nga Italia dhe më pas Zvicra, vendosi të zgjedh Gjermaninë për të jetuar për 14 vite.