Para 4 ditëve, Noeli i vogël 10- vjeçar nga Shkodra, u nis drejt Italisë me shpresën e madhe të shërimit nga sëmundja e rëndë e leuçemisë. Ky udhëtim shprese mundësohet nga bamirësia e shumë shqiptarëve që dhuruan.
Në 24 orë, falë solidaritetit të jashtëzakonshëm, u bë e mundur që Noeli i vogël të niset drejt Italisë për kurim të specializuar për të mundur sëmundjen që e mundon duke i rrezikuar edhe jetën.
Pak para nisjes drejt Italisë, babai por edhe Noeli falenderojnë bamirësit që mundësuan dërgimin për kurim jashtë vendit. Noeli thotë se do të kthehet në Qendrën Kulturore të Fëmijëve dhe në shkollën e tij në Shkodër.