Skip to content
28 January, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Aktualitet

VIDEO/ “Turp të keni për arrogancën…”, ish- deputetja e PD-së debaton me ministrin e brendshëm Lleshaj

ShkodraWeb 3 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

3

Pas debatit absurd të mbrëmjes së djeshme mes tij dhe kreut të urbanistikës së bashkisë së Lezhës, Ministrit i Brendshëm Sandër Lleshaj i është rikthyer sërish çështjes së godinës 12 katëshe në qytet, e cila kishte pësuar dëmtime prej tërmetit.

Lleshaj tha se tashmë banorët mund të hyjnë të qetë në banesat e tyre, pasi brenda 24 orëve janë kryer për godinën dy ekspertime, një nga inxhinierë shqiptarë dhe një nga inxhinierë izraelitë.

Por sërish Lleshaj nuk i është shmangur debatit me qytetarët dhe me një ish deputete të PD-së, e cila i ka kërkuar Ministrit një dokument certifikimi mbi gjendjen e pallatit ku jetojnë 140 familje. Lleshaj ka nisur të ironizojë ish- deputeten duke i thënë se as për 100 vjet nuk ja jep dokumentin e vulosur dhe se ditën e djeshme u krijua një panik i kotë.

“E gjithë zhurma e ngritur është një “shumë zhurmë, për asgjë”, e me këtë rast dua t’i ftoj të gjithë banorët e pallatit që të kthehen në shtëpitë e tyre, t’i kthehen jetës normale dhe të na lënë mundësi të merremi me problemet e shumta që ka në vendet e tjera. Nuk ka asnjë problem me sigurinë e këtij pallati të certifikuar dy herë brenda 24 orëve, dhe banorët duhet të kthehen në shtëpitë e tyre. Dhe ju lutem të gjithë atyre që po e përdorin këtë kohë për të bërë zhurmë, të mos bëjnë zhurmë kot.”-tha Lleshaj.

Megjithatë pas fjalës së tij atij i është kërkuar dokumenti me dy vula i inspektimit për pallatin në fjalë. Kjo ka sjellë një debat tjetër mes tij dhe ish-deputetes Lindita Metaliaj të cilës ai gjatë debatit i drejtohet duke i thënë “shko edhe gjej punën”.

DEBATI ME ISH-DEPUTETEN

Nje banor i pallatit: Duam të shohim dokumentin me firmë

Lleshaj: Jo nuk kam

Lindita Metaliaj: Zoti ministër, në këtë pallat banojnë 140 familje. E duam një shkresë, me firmë dhe vulë. Ekspertët nuk i kishin të gjitha pajisjet. Si mundet vetëm me fjalë. Kush janë ekspertët zoti ministër?

Lleshaj: Po lërë mo ti…Do t’i biem tek ti? Do t’i certifikosh ti? Me vulë nuk e merrni as sot e 100 vjet

Lindita Metaliaj: Ju nuk i certifikoni dot, ju nuk jeni ekspert zoti ministër. Dhe në radhë të parë ju duhet t’i kërkoni falje popullit të Lezhës për fyerjen dhe arrogancën që i bëtë dje.

Lleshaj: A për këtë ke ardhur ti?

Lindita Metaliaj: Jo jo, unë jam banore këtu, jam në mbështetje të qytetarëve.

Lleshaj: Kush jeni ju?

Lindita Metaliaj: Unë jam Lindita Metaliaj dhe kam ardhur në mbështetje të qytetarëve.

Lleshaj: Ku banoni ju?

Lindita Metaliaj: Banoj në lagjen “Besëlidhja” dhe jam këtu për të mbështetur qytetarët.

Lleshaj: Edhe ke ardhur këtu?! Shko edhe gjej punën.

Lindita Metaliaj: Të lutem, nuk ma tregoni ju punën mua. Ju gjeni punën ku e keni.

Qytetari: Zoti ministër, veç me çekiç nuk certifikohet pallati.

Lindita Metaliaj: Dhe turp të keni për arrogancën.

Të nderuar lexues dhe vizitorë të portalit tonë! Reklamat që shfaqen, mundësojnë që ShkodraWeb të vazhdojë të jetë e lirë dhe e pandikuar në përcjelljen e të vertetës. Faleminderit nëse i klikoni!

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: EMRAT/ Policia jep detajet e aksidentit në Vrakë të Malësisë së Madhe, të lënduarit nga mosha 22 deri në 53 vjeç…
LAJM PAS: DOKUMENTI/ Ministrja Shahini urdhëron fillimin e mësimit tek publiku, shkollat private duhet të marrin miratimin…

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…

1 hour ago
Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023
  • Aktualitet

Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023

2 hours ago
BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…
  • Aktualitet

BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…

3 hours ago

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023
  • BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…
  • Grupimi “Alibeaj” në PD vijon prezantimin e kandidaturave për “14 majin”, përcaktohet emri i parë në Qarkun Shkodër
  • Dyshohet se vendosi tritol në banesën e një punonjësi policie dhe një shtetasi tjetër, arrestohet 33 vjeçari në Shkodër
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtune 28 janar 2023…

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…

1 hour ago
Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023
  • Aktualitet

Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023

2 hours ago
BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…
  • Aktualitet

BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…

3 hours ago
Grupimi “Alibeaj” në PD vijon prezantimin e kandidaturave për “14 majin”, përcaktohet emri i parë në Qarkun Shkodër
  • Aktualitet

Grupimi “Alibeaj” në PD vijon prezantimin e kandidaturave për “14 majin”, përcaktohet emri i parë në Qarkun Shkodër

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.