
Në vazhdën e takimeve dhe inspektimeve në qarkun e Shkodrës, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga krtyetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, kanë zhvilluar një takim me bizneset më të rëndësishme në fushën e hotelerisë.
Takimi është zhvilluar një mjediset e Hotel Rozafa në Shkodër, ndërsa të pranishëm kanë qenë pjesa dërrmuese e biznesmenëve të fushës së hotelerisë në Shkodër, me synimin e një bashkëbisedimi të hapur me kryeministrin e vendit.
Në rolin e mikpritësit, i pari ka marrë fjalën Agustin Uldedaj, president i Rozafa Group, i cili e ka vlerësuar si mjaft pozitive situatën për biznesin e hotelerisë në Shkodër. Më poshtë, video e plotë e takimit të bizneseve kryesore të hotelerisë në Shkodër me kryeministrin Edi Rama.