
Këtë mbrëmje pritet hapja e aksit Nderlysaj- Breg Lumi, i cili u bllokua si pasojë e rreshqitjeve të gurëve në zonën e Dukagjinit.
Administratori i zonës, Mikel Kopsaj, bëri me dije se ndërhyrja finale po kryhet falë punës intensive të Bashkisë Shkodër, forcave të Ushtrisë dhe Emergjencave Civile, të cilat ndodhen në terren prej 3 ditësh.
Ai kërkoi mirëkuptimin e banorëve për të mos sfiduar motin e përkeqësuar dhe për të shmangur çdo rrezik deri në normalizimin e plotë të qarkullimit.




