Skip to content
12 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

banner zgjedhje kuvend 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • KUVEND 2025
  • Video News

VIDEO – “Transporti publik në Shkodër, i vdekur”, Senada Mehmeti: Qeverisja vendore ka braktisur qytetarët!

ShkodraWeb 3 May, 2025
senada transporti publik shkoder 2025

Jam këtu përpara jush në emër të Partisë Demokratike për të denoncuar Transportin publik në Shkodër i cili është i vdekur – qeverisja vendore ka braktisur qytetarët!”

Gjatë një vëzhgimi të drejtpërdrejtë në çdo stacion autobusi të qytetit të Shkodrës, përballë syve të qytetarëve, kam parë të vërtetën e trishtë që pushteti përpiqet ta fshehë me propagandë: transporti publik nuk ekziston! Për më shumë se dy orë, në një qytet me mijëra banorë, nuk ka pasur asnjë autobus në qarkullim. Asnjë!

Kjo është fytyra e vërtetë e një pushteti të degraduar, që nuk ka as vullnetin, as aftësinë të ofrojë shërbime minimale për qytetarët. Është pasqyrë e një administrate që funksionon vetëm në media, por jo në realitetin e përditshëm të njerëzve.

Qytetarët e Shkodrës nuk kanë nevojë për show mediatik, por për një shërbim real. Të rinjtë vonohen në shkollë. Punëtorët nuk arrijnë në kohë në punë. Të moshuarit e sëmurë detyrohen të ecin me kilometra. Kjo është Shkodra e braktisur nga pushteti i rilindjes.

Çdo premtim që ka ardhur nga kjo bashki është kthyer në një mashtrim të ulët elektoral. Në vend që të investojnë në infrastrukturë dhe shërbime, kanë ndërtuar një sistem klientelist ku qytetari është i fundit në listë.

Për këtë situatë nuk ka më justifikime. Ka vetëm një përgjegjës: Kryetari i Bashkisë dhe ata që e mbajnë në pushtet për interesa personale.

Në emër të shkodranëve të ndershëm që çdo ditë përballen me neglizhencën dhe paaftësinë e këtij pushteti, unë bëj thirrje për ndryshim të menjëhershëm. Më 11 maj, Shkodra nuk voton thjesht për një emër të ri, por për fundin e mashtrimit dhe fillimin e përgjegjësisë.

Koha e premtimeve boshe ka mbaruar. Koha e llogaridhënies po vjen. Shkodra është zgjuar. Shkodra nuk pranon më të nëpërkëmbet. Shkodra zgjedh ndryshimin. /Nga Senada Mehmeti, Kandidate për deputete Partia Demokratike- ASHM/

Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: “Vazhdojmë të sigurtë rrugën e fitores së PS dhe Shqipërisë Europiane”, Tonin Marinaj vijon takimet elektorale
Artikull pas: FANTASTIKE – Shqipëria kampione bote në peshëngritje, 17- vjeçarja i lë pas të gjitha…

TË FUNDIT

berisha humbja zgjedhje 2025
  • Kryesore

VIDEO – Sali Berisha para gazetarëve për zgjedhjet, lideri i opozitës paralajmëron mosnjohjen e tyre…

ShkodraWeb 12 May, 2025
vota diaspora 2025
  • Kryesore

VOTIMI I DIASPORËS – Numërohen zarfet e para për qarkun e Shkodrës, ja si paraqitet shpërndarja e votave

ShkodraWeb 12 May, 2025
numerim vota puke 2025
  • Aktualitet

NUMËRIMI I VOTAVE – Shpallet rezultati për Bashkinë Pukë, forcë e parë PD, PS e dyta dhe PSD e treta

ShkodraWeb 12 May, 2025

TË FUNDIT

  • VIDEO – Sali Berisha para gazetarëve për zgjedhjet, lideri i opozitës paralajmëron mosnjohjen e tyre… 12 May, 2025
  • VOTIMI I DIASPORËS – Numërohen zarfet e para për qarkun e Shkodrës, ja si paraqitet shpërndarja e votave 12 May, 2025
  • NUMËRIMI I VOTAVE – Shpallet rezultati për Bashkinë Pukë, forcë e parë PD, PS e dyta dhe PSD e treta 12 May, 2025
  • Mbyllet numërimi në Bashkinë e Fushë- Arrëzit, PD e para, PS e dyta dhe PSD renditet e treta… 12 May, 2025
  • Arrestohen babë e bir në Shkodër, u kapën duke shitur lëndë narkotike të ndarë doza… 12 May, 2025
  • “Të gjithë sytë janë nga ‘Arena Kombëtare’”, Benet Beci: Sot është dita që titulli kampion të rikthehet në Shkodër 12 May, 2025
  • Arrestohet 63- vjeçari në Shkodër, me makinën që drejtonte në gjendje të dehur, u përplas me një mjet… 12 May, 2025
  • NUMËRIMI I VOTAVE – Partia Socialiste kryeson bindshëm në nivel kombëtar, PD e dyta, PSD e treta… 12 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 12 maj 2025… 12 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 12 maj 2025… 12 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 12 maj 2025… 12 May, 2025
  • VIDEO – Partia Socialiste Shkodër thirrje për pjesëmarrje në votime shkodranëve në orën e fundit 11 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

berisha humbja zgjedhje 2025
  • Kryesore

VIDEO – Sali Berisha para gazetarëve për zgjedhjet, lideri i opozitës paralajmëron mosnjohjen e tyre…

ShkodraWeb 12 May, 2025
vota diaspora 2025
  • Kryesore

VOTIMI I DIASPORËS – Numërohen zarfet e para për qarkun e Shkodrës, ja si paraqitet shpërndarja e votave

ShkodraWeb 12 May, 2025
numerim vota puke 2025
  • Aktualitet

NUMËRIMI I VOTAVE – Shpallet rezultati për Bashkinë Pukë, forcë e parë PD, PS e dyta dhe PSD e treta

ShkodraWeb 12 May, 2025
numerim vota 2025
  • Kryesore

Mbyllet numërimi në Bashkinë e Fushë- Arrëzit, PD e para, PS e dyta dhe PSD renditet e treta…

ShkodraWeb 12 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.