
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Mirmbrëma! Disa imazhe nga koncepti fillestar propozuar nga Casanova and Hernandez Architechts në prezantimin e sotëm për projektin e sheshit të Xhamisë se Madhe.
Projekti përfshin një shesh publik që vë më në pah monumentalitetin e xhamisë Ebu Bekër dhe shërben si hapësire publike dhe ceremoniale, një parkim nëntokësor në funksion të qendrës së qytetit dhe hapësira moderne për aktivitete tregtare e sociale në respekt të objektit të kultit.
Projekti është në zhvillim e sipër dhe do të reflektojë komentet nga të gjithë aktorët; jam i sigurtë se është një zhvillim i mirëpritur pozitiv për qendrën e qytetit tonë.