
Aksidentohet për vdekje një 52-vjeçar shqiptar në Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në mëngjes midis Boffalora-Malpensa. Shqiptari, banues në Novara punonte për një kompani në Cerano dhe humbi jetën në një aksident me makinë.
Emri i tij nuk dihet, por mediat italiane kanë publikuar inicialet e tij, D.A. Sipas policisë, makina ku udhëtonte shqiptari u përplas me një kamion. 52-vjeçari ishte nisur për në Boffalora dhe kamioni po udhëtonte në drejtim të kundërt me të.