
Prej disa vitesh, mbase nga ardhja në krye të PD- së në 2013- ën, Jozefina Topalli është ndër kritiket më të ashpra të Lulzim Bashës si lider i kësj force politike. Madje, kritikat e saj sollën edhe krijimin e Lëvizjes për Ndryshim, e cila garoi dhe me gjuhën e shifrave, me 25 prill, i mohoi një mandat PD- së në Shkodër.
Me nisjen e “Foltores” nga Berisha, haptas Topalli është në mbështetje të saj dhe e sheh si një mundësi jo vetëm për të larguar Bashën por edhe ringritur PD- në. Megjithatë, Topalli nuk ishte e pranishme fizikisht në asnjë “Foltore”.
Mesa duket, vajza e saj, Megi Topalli Serreqi, po vazhdon angazhimin e saj në PD. Ajo ishte e pranishme në “Foltoren” e organizuar në Shkodër, bashkë me burrin e saj Angjelin Serreqi. Por jo vetëm kaq.
Ditën e sotme, Megi Topalli, ka marrë pjesë në referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashëa si kryetar i PD- së. Ajo ka votuar në qendrën në afërsi të monumentit të Isa Boletinit në Shkodër. Më poshtë, video që mund ta ndiqni. /ShkodraWeb/




