Kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj ka pritur në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile Bledar Doracaj. Së bashku kanë dhënë një mesazh për të gjithë banorët të cilëve u ka skaduar karta ID që të shpejtojnë të kryejnë aplikimin.
Pa një mjet identifikimi të vlefshëm nuk mund të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe nuk mund të marrin shërbimet elementare kanë nënvizuar ata në mesazhin e tyre. Gjithashtu kryetari Marinaj dhe drejtori Doracaj siguruan se në shërbim të qytetarëve janë të gjitha zyrat e gjendjes civile dhe zyrat Aleat.