
Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe Tonin Marina dhe deputeti Pualin Sterkaj, kanë zhvilluar sot një takim me të rinjtë. Në këtë takim me pjesëmarrje mjaft të gjërë dhe të zhvilluar në ambjent të hapur, janë prezantuar para të rinjve të Malësisë së Madhe edhe kandidatet për deputet të PS- së për Shkodrësn Edona Bilali dhe Jona Leqejza.
Në takim ka folur kryebashkiaku Marina, i cili ka paraqitur ndryshimet e gjithanshme që kanë ndodhur në këtë bashki, duke evidentuar rolin dhe kontributin e deputetit Paulin Sterkaj. Marina ka kërkuar votën për Partinë Socialiste por edhe për deputetin Paulin Sterkaj, si garanci për vazhdimin e punëve të nisura në M.Madhe.
Duke marrë fjalën deputeti Sterkaj, ka thënë se nëse entuziazmi i këtij takimi do të ishte në të gjithë Shqipërinë, atëherë PS do të merrte mbi 90 mandate me 25 prill. Sterkaj ka thënë se nëse merret mandati i tretë, do të ketë edhe një të katërt për Edi Ramën, duke nënvizuar se PS është forca e e vertetetë e ndryshimit dhe progresit në vend.
Sterkaj ka quajtur sërish “vëlla” kandidatin demokrat të Malësisë së Madhe Ramadan Likaj, duke i kërkuar që në takimet e tij me banorët në M.Madhe të përçojë mesazhe të harmonisë ndërfetare, të paqes dhe bashkimit mes malësorëve. “Ne jemi një”, ka thënë Sterkaj, duke nënvizuar se as dje, as sot dhe as kurrë nuk mund ti përçajë e nxisë malësorët kundër njëri- tjetrit.
Në takim kanë përshendetur edhe kandidatet për deputete Edona Bilali dhe Jona Leqejza, të cilat kanë vlerësuar mikpritjen e M.Madhe, virtytet e saj dhe të banorëve, duke u ndalur tek të rinjtë e pranishëm në këtë takim. /ShkodraWeb Media/