
Kreu i PSD- së, Tom Doshi, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme, SPAK. Kamerat kanë fiksuar momentin kur Doshi futet në ambientet e SPAK duke buzëqeshur.
Ende nuk dihen arsyet se përse Tom Doshi është paraqitur në SPAK. Thirrja e tij në SPAK, vjen pak ditë pasi ai deklaroi kandidimin për deputet në qarkun Shkodër dhe objektivin për të marrë 3 deputetë në këtë zonë elektorale.