VIDEO – Tirana zhgënjen edhe në ndeshjen e dytë me modestët e Dudelange, ja kush e pret në Conference League

Tirana eliminohet që në raundin e parë të Champions League. Pavarësisht se kishin krijuar pritshmëri të lartë, bardheblutë nuk ia dolën të përmbysnin humbjen e ndeshjes së parë (1-0) në Luksemburg.

Madje bardheblutë pësuan disfatë edhe në “Air Albania” me rezultatin 1-2. Në fakt, skuadra e Shehit ishte shumë kërkuese në minutat e para, duke iu afrua golit fillimisht me Seferin e më pas me Devid.


Mundësitë e pashfrytëzuara peshuan shumë në vijim të lojës, ndërsa në fillim të pjesës së dytë Dudelange zhbllokoi takimin me Bojic, me një goditje nga jashtë zonës. Goditja më e madhe erdhi në minutën e 61-të, kur Sinani shënoi të dytin për miqtë.

Tirana shënoi një gol shprese me Xhixhën në të 78-tën, por asgjë më shumë, në raundin e dytë të Champions League vijon Dudelange, pasi triumfoi me rezultat të përgjithshëm 3-1.

Tirana do të vijojë përvojën europiane në raundin e dytë të Conference League, ku do të ketë përballë Zrinjskin (21 dhe 28 korrik).

Tirana – Dudelange 0-2 (Xhixha 78’/ Bojic 49′, Sinani 61′)