VIDEO – Tirana mbulohet nga uji, reshjet e shiut krijojnë “liqen artificial” në shumë rrugët të kryeqytetit…

Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut rënë përgjatë ditës së sotme kanë përm.bytur disa akse në Tiranë, për shkak të fryrjes së lumit të Lanës. Sikurse shihet edhe nga fotot Rruga e Elbasanit është përmbytur dhe kalimi i makinave bëhet me vështirësi. Ndërsa ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu në një postim në rrjete sociale shkruan “Tiranën nuk e përmbyt shiu, por vjedhjet e Ramës dhe Veliajt”.


“Tiranën nuk e përm.byt shiu por vjedhjet e ramës dhe veliajt

Shi ka në gjithë botën por në pak minuta u përmbyt Tirana, Lana del nga shtrati, rrugët kryesore të kryeqytetit përmbyten dhe lavatriçja dr.ogës €rion Veliaj bën sehir.

Pse ndodh kjo është e thjesht. Ndërtimet vend e pa vend, vjedhjet në rrugët e Tiranës dhe projektet e propagandës kanë bllokuar gjithçka çka e përm.byt Tiranës në pak minuta shi.

Shqipëria ska as qeveri dhe as bashki. Sot vendi jonë është në mëshirë të fatit.

Mbështet ShkodraWeb Media

Kur ka tërmet bashkia nuk përgjigjet as qeveria kur ka përm.bytje po ashtu atëherë për çfarë na duhen këta thjesht për të vjedhur vendin që të mbushi xhepat Veliaj me Ramën.

smund të tolerohet më”, shkruan Balliu.

ShkodraWeb Channel